Kampet për ish-militantët e ISIS/ Rama e quajti fantazi, kancelari austriak: Do ta shohim

Kampet për ish-militantët e ISIS/ Rama e quajti fantazi, kancelari austriak: Do ta shohim
Gjatë një interviste për Anadolu Agency kryeministri Rama hodhi poshtë një mundësi për ngritjen e kampeve të pritjes për emigrantët, ish-pjestarë të ISIS.

“Ndërkohë sa i përket një kampi refugjatësh në funksion të Bashkimit Evropian këtu në Shqipëri dhe kjo është një fantazi. Unë as nuk e kam dëgjuar ndonjëherë të artikuluar dhe as nuk e kam menduar ndonjëherë se mund të ndodhë, ndërkohë që Shqipëria ka qenë dhe mbetet gjithmonë e një bindjeje që vendet e Bashkimit Evropian nuk mund të ja hedhin topi njëri-tjetrit dhe ta lënë barrën e detyrimeve morale që ka Evropa ndaj njerëzve që ikin nga vendet e tyre për shkak të kërcënimit të jetës. Secili duhet të marrë përgjegjësitë e veta dhe Shqipëria ka qenë e gatshme të marrë përgjegjësitë e veta, për aq sa i takon. Ne nuk kemi pasur asnjë propozim për të bërë diçka të tillë dhe as nuk e kemi konsideruar një mundësi të tillë.” tha Rama në intervistën e publikuar këtë të mërkurë.

Por nga ana tjetër, e përditshmja gjermane “Der Spiegel”, shkruan se Shqipëria është njëra ndër vendet që shihet si më e mundshmja për ngritjen e kampeve të pritjes së refugjatëve nga lindja.

Der Spiegel i referohet një deklarate të kancelarit austriak Sebastian Kurz dhe shkruan:

“Kryeministri austriak Kurz pas takimit me Ministrin e Brendshëm gjerman Seehofer deklaron se Austria po punon me një grup të vogël vendesh të BE-së për planin e ngritjes së qendrave të pritjes për refugjatët jashtë BE-së. Planet janë tejet konfidenciale për të rritur probabilitetin e realizimit të tyre”.

Madje kancelari është pyetur drejtpërdrejt në lidhje me Shqipërinë dhe nëse do të ngrihen atje kampet për refugjatët, e përgjigja e Kurz ka qenë e shkurtër:  “Do ta shohim”.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: