Janë pjesë e FA/ Për herë të parë dy vajza, në skuadrën e kërkim-shpëtimit në ujë

Janë pjesë e FA/ Për herë të parë dy vajza, në skuadrën e kërkim-shpëtimit në ujë
Për herë të parë në historinë e ushtrisë shqiptare, 2 vajza po stërviten për t’u bërë pjesë e skuadrës së kërkim - shpëtimit në ujë.

Egzime Muça dhe Margarita Gjerko, përkatësisht 21 dhe 19 vjeçe janë dy ushtare, të cilat janë bërë pjesë e Forcave të Armatosura vetëm pak muaj më parë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila një videoje të publikuar në rrjetin social e shoqëron me shënimin: "Nuk mendoj se e ekzagjeroj nëse i quaj ëngjëj mbrojtjes, pasi detyra e tyre është kërkim-shpëtimi në rastet e fatkeqësive. Por për herë të parë 2 vajza, ushtare të reja të FA po stërviten për t'u bërë pjesë e togës ujore. Respekt për vullnetin!".

/l.k./

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: