Industria “në vend numëro”, nuk e shton fare numrin e të punësuarve

Industria “në vend numëro”, nuk e shton fare numrin e të punësuarve
Të punosh në industri në Shqipëri, duket se ka arritur në një stanacion të vërtetë.

Kjo pasi shifrat e të punësuarve në këtë sektor nuk po ndryshojnë aspak nga viti në vit.

Duket sikur janë po të njëjtat vende, për secilin, me disa ndryshime të vogla.

Siç është për shembull, rasti i qarkut të Dibrës, ku numri i tyre ka shënuar një rritje ndaj totalit deri në 12%, krahasuar me vetëm 7% që ishte dy vjet më parë.

Teksa bie në sy fakti, që disa qarqe të njohura për nivelin e lartë të të punësuarve në këtë sektor, kanë pësuar rënie të dukshme të tyre sivjet.

Mjafton të përmendim këtu Elbasanin, i cili e ka këtë tregues vetëm 9.6% nga 12.5% dy vjet më parë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: