I lanë një zarf me fishek në makinë, denoncon i riu

I lanë një zarf me fishek në makinë, denoncon i riu
Një 30-vjeçar i është drejtuar policisë me pretendimin se ishte kërcënuar nga persona të panjohur.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në Fier dhe shtetasi me inicialet A.N., dëshmoi se dje në mëngjes, në mjetin e tij, tip “Toyota” ka gjetur një zarf me fishekë.

“Më datë 11.06.2018, shtetasi A.N., vjeç 30, banues në Fier, kallëzon se rreth orës 07:30, në mjetin e tij, tip “Toyota”, parkuar pranë banesës, në fshirësen e xhamit, ka gjetur një zarf me 1 fishekë. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 84 e 278 të Kodit Penal”, deklaron zyrtarisht policia.

/l.k./

Foto Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: