Humbja e papritur e Fadil Vokrrit, Rama: Lamtumirë kampion!

Humbja e papritur e Fadil Vokrrit, Rama: Lamtumirë kampion!
“Lamtumirë Kampion!”, kështu ngushëllon përmes një mesazhi në faqen e tij në rrjetin social kreu i qeverisë Edi Rama, pas lajmit të beftë për humbjen e Fadil Vokrrit, një prej personaliteteve më të shquara të sportit shqiptar.

“Fadil Vokrri mbetet legjenda e gjallë e futbollit jo vetëm ne Kosovë, po në kujtesën e çdo futbolldashësi shqiptar”, vijon më tej shënimi i kryeministrit.

Fadil Vokrri, kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës e humbi jetën nga një atak në zemër.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: