Humb jetën 22-vjeçarja shqiptare në Itali, mjeti shpërtheu në flakë pas aksidentit

Publicitet
Publicitet
Humb jetën 22-vjeçarja shqiptare në Itali, mjeti shpërtheu në flakë pas aksidentit
Një 22-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident fatal të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës.

Sipas mediave italiane, viktima është Xhoana Prenga 22 vjeç e cila humbi jetën gjatë aksidentit të ndodhur në Itali në San Giovanni.

Vajza shqiptare po udhëtonte me një makinë Ford Fiesta nën shoqërinë e një mikut të saj dhe qenit të tyre.

Automjeti që drejtohej nga 23-vjeçari italian, humbi kontrollin dhe doli nga rruga, e më pas u përmbys. Djali që ndodhej në makinë me 22-vjeçaren arriti të dilte dhe kërkoi ndihmë ndërkohë që mjeti shpërtheu në flakë.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe të zjarrfikëses të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit por shqiptarja nuk ia doli të mbijetonte.

Trupi i vajzës u nxorr nga mjeti pjesërisht i djegur.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: