Hidhet nga ballkoni 84-vjeçari nga Gramshi, me probleme psikologjike

Hidhet nga ballkoni 84-vjeçari nga Gramshi, me probleme psikologjike
Një 84-vjeçar nga Gramshi është hedhur nga ballkoni i shtëpisë ku jetonte, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se 84-vjeçari Xh.K. është hedhur nga ballkoni i shtëpisë dy katëshe, ku si pasojë e përplasjes ka pësuar dëmtime të shumta.

Ai u dërgua nga të afërmit në spital, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bazuar nga hetimet paraprake dhe dëshmitë e familjarëve, rezulton se i moshuari ishte i sëmurë mendor dhe akti i rëndë është kryer në kushtet e tronditjes psikologjike.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: