Hetimet e nxjerrin “gjumash” në timon shoferin e aksidentit me dy viktima në Gjirokastër

Hetimet e nxjerrin “gjumash” në timon shoferin e aksidentit me dy viktima në Gjirokastër
Hetimet për aksidentin e të premtes në Gjirokastër, ku dy gra humbën jetën dhe një tjetër u plagos tregojnë se gjithçka erdhi për shkak të gjumit në timon të drejtuesit të mjetit.

Ekspertët kanë arritur në këtë konkluzion pasi Leonidha Klemo që vinte nga Kakavija, në momentin fatal u  përplas fillimisht me bordurat anësore dhe më pas me gratë, të cilat ecnin në anë të rrugës për të shkuar në shtëpi.

Në aksident humbën jetën Hatixhe Çela dhe Sili Krishti, ndërsa mbeti e plagosur Pranvera Gjini.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: