Grabiten dy pika bastesh brenda natës, dhunohet pronari

Publicitet
Publicitet
Grabiten dy pika bastesh brenda natës, dhunohet pronari
Dy pika bastesh janë grabitur në Fushë-Krujë brenda një nate.

Grabitësit kanë bastisur lokalet, duke marrë para, televizorë të instaluar në mure dhe sende të tjera.

Në njërën prej këtyre pikave, grabitësit janë përballur me pronarin, që ka tentuar të bëjë rezistencë.

Grabitësit kanë dhunuar pronarin dhe janë larguar duke marrë gjithë çfarë kanë gjetur brenda lokalit.

Një grup hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka mbledhur provat materiale dhe dëshmitë.

Ende nuk është i qartë identiteti i grabitësve, por policia thotë se dyshohet të jetë i njëjti grup kriminal që ka kryer dy grabitjet në një hark të shkurtër kohe. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: