Gjermania, me 23 “ushtarë” për të mbrojtur kurorën në Rusi

Publicitet
Publicitet
Gjermania, me 23 “ushtarë” për të mbrojtur kurorën në Rusi
Leroy Sane, lojtari i Manchester City, u la jashtë listës me 23 futbollistë të Gjermanisë në Rusi 2018

Leroy Sane është lënë jashtë listës së Gjermanisë për finalet e Kupës së Botës, Rusi 2018. Ai nuk u përfshi në listën me 23 lojtarë të publikuar dje nga trajneri gjerman Joachim Low, i cili vendosi të lërë jashtë asin e Premier League. Futbollisti i Manchester City, Leroy Sane, u shpall talenti më i ri i mirë në Angli, çka solli edhe reagime pas lënies së tij jashtë formacionit. Edhe pse portieri Manuel Neuer ka kaluar një periudhë dëmtimi, ai u përfshi në ekipin gjerman të Kupës së Botës.

Kancelarja Angela Merkel vizitoi ekipin gjatë së hënës duke u dhënë besimin që ka kombi gjerman tek ekipi që kërkon të përsërisë suksesin e kaluar në Brazil 2014. Trajneri Low e konsideroi lënien jashtë të Sane dhe të kandidatëve të tjerë si vendimin më të vështirë, por ai tha se ka besim që mori 23 lojtarët që do t’i duhen për përmbushjen e objektivit final. Gjermania konsiderohet ndër favoritet kryesore, bashkë me Brazilin, për fitimin e trofeut të Kupës së Botës.

Sane shënoi 10 gola dhe dha 15 asiste për Manchester City dhe ishte ndër të preferuarit e trajnerit Pep Guardiola por ka kohë për sulmuesin e talentuar - i cili është ende vetëm 22-vjeç - por mbrojtësi Benedikt Höwedes, i cili kaloi sezonin e kaluar në huazim në Juventus nga Schalke, dhe  luajti shtatë nga tetë ndeshjet e Gjermanisë në Brazil, nuk mund të marrë gjithashtu një shans tjetër.

Gjermania

Portierë: Manuel Neuer (Bayern Munich), Marc-Andre ter Stegen (Barcelona), Kevin Trapp (PSG)

Mbrojtës: Jerome Boateng (Bayern Munich), Matthias Ginter (Borussia M), Jonas Hector (Cologne), Mats Hummels (Bayern Munich), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Marvin Plattenhardt (Hertha Berlin), Antonio Rudiger (Chelsea), Niklas Sule (Bayern Munich)

Mesfushorë: Julian Brandt (Bayer Leverkusen), Julian Draxler (PSG), Leon Goretzka (Schalke 04), Ilkay Gundogan (Manchester C), Sami Khedira (Juventus), Toni Kroos (Real Madrid), Mesut Ozil (Arsenal), Marco Reus (Borusia D), Sebastian Rudy (Bayern M)

Sulmues: Mario Gomez (VfB Stuttgart), Thomas Muller (Bayern Munich), Timo Ëerner (RB Leipzig)

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: