Gjentet i vetëvarur në qeli, shqiptari që furnizoi me armë terroristin e sulmit në Nice

Publicitet
Publicitet
Gjentet i vetëvarur në qeli, shqiptari që furnizoi me armë terroristin e sulmit në Nice
Një shqiptar është gjetur i vetëvarur në burgun e Fleury-Mérogis në Francë nga autoritetet.

Aleksandër Hasalla 38-vjeç, vuante dënimin pasi furnizoi me armë një terrorist.

Ai ishte shpallur fajtor për furnizimin me armë të terroristit Mohamed Bouhlel, i cili kreu sulmin e Nicë-s.

Mediat franceze shkruajnë se Hasalla kishte pasur rol periferik gjatë sulmit terrorist në Nicë, më 14 Korrik 2016, ku mbetën të vrarë 86 persona, dhe qindra të tjerë u plagosën.

Mohamed Bouhlel shtyu një kamion të marrë me qira drejt turmës me njerëz. Po ashtu, u raportua edhe për të shtëna nga terroristi.

Ende nuk dihen arsyet që e çuan shqiptarin drejt aktit ekstrem. Po hetohet për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje raportojnë mediat franceze.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: