Gabimet më të këqija që bëhen në shtrat

Gabimet më të këqija që bëhen në shtrat
Seksi nuk është sigurisht manual që duhet ndjekur me përpikmëri, por ka disa gabime të pafalshme që ne bëjmë. Këtu janë tri më të këqijat që duhet të eliminohen menjëherë!

Të shkosh në shtrat me dikë nuk do të thotë të tërhiqeni ose të silleni si në një performancë prej dive pornoje dhe ta lini atë gojëhapur! Por do të thotë të shtrihen edhe mendimet e trupat në shtrat, dhe të hapen komplekset. Shkurtimisht, ok për spontanitetin dhe thjeshtësinë, por jo për ato gabime serioze që do të rrëzonin gjithashtu edhe epshin e Rocco Siffredit. Këtu janë tre më të këqijat:

  1. Rrobat e gjyshes

Nuk do të thotë që të vishni korse lëkure dhe çdo natë pupla struci, por as pizhame fanellatë dhe të mbani pellush, pantofla bebesh ose ndonjë robdishambër të dalë boje. Shikoni për një terren të mirë të mesëm, si një t-shirt të ngushtë dhe mbathje ose një këmishë. Thjeshtë, por seksi!

  1. Mos prisni që ai të marrë hapin e parë

Ku është shkruar që ju mund të vendosni një lëkurë ariu në dyshek, duke luajtur Angry Birds, dhe se duhet të jetë ai që përpiqet ta bëjë situatën emocionuese? Duke shkarkuar mbi mashkullin përgjegjësinë e menaxhimit të jetës seksuale, bëni një gabim të madh i cili duhet të ndreqet menjëherë!

  1. Ta kritikosh me inat

Në intimitet të gjithë bëhen më të ndjeshëm. Ndaj partneri nuk do të dëgjojë ta kritikoni në seks! Nuk është e bukur t’i tregoni partnerit se keni më shumë kënaqësi kur rregulloni thonjtë. Mirë bën sinqeriteti, por me takt dhe duke e bërë atë të duket si një lojë erotike, në të cilën të dy çlironi fantazitë.

*përkthyer nga www.girlpower.pianetadonna.it

Shpërndajeni me miqtë tuaj: