Fundshpina, “mbretëresha” e verës!

Publicitet
Publicitet
Fundshpina, “mbretëresha” e verës!
Bye bye dekolte!

Kjo është vera me kryefjalë fundshpinën.

Nëse vera që shkoi ishte e tërë me prozhektorë tek gjinjtë dhe qafa, duket se tendenca e pozave më të bukura, këto ditë të nxehta është ajo, fundshpina.

Por sigurisht kur ajo është e bonifikuar, e stërvitur gjatë gjithë dimrit, e bollshme aq sa duhet.

Të gjithë sytë janë mbërthyer pas instagramit në kërkim të bukuroshes së radhës që zgjedh të pozojë duke shtrënguar belin, futur barkun brenda, e duke postuar “me zor” fundshpinën pas.

Një klimë erosi nëpër plazhet e nxehta por jo vetëm, edhe me tuta të jenë, bukuroshet VIP nuk harrojnë të shpërfaqin fundshpinën sepse ajo dhe vetëm ajo të bën seksi në sytë e publikut.

Një shëtitje të bësh në fotot që publikohen çdo ditë dhe e kupton që trendi ka ndryshuar.

Nuk e dimë a ju kujtohet se dekolteja e vjetshme ishte kudo e kurdoherë në dukje, madje ngjallën shumë polemika edhe përdorimi i saj, në spektakle me fëmijë, në fustane ose veshje televizive, nga personazhe nga të cilat kjo dëshirë për dukje nuk ishte përdorur më parë. Por ja që gjërat po shkojnë më thellë dhe nevoja për sensualitet të dukshëm solli përsëri në skenë fundshpinën, pjesën më epshndjellëse tek një femër.

Nuk është kjo një modë shqiptare, thjesht, si shumë dukuri sociale, tek ne erdhi me një vonesë njëvjeçare, sepse ndërkohë, në botë ka dhe konkurse bukurie vetëm për këtë pjesë erotike të trupit dhe një kërkim të thjeshtë të bësh në internet dhe fillon lista e gjatë me ushtime dhe truke për një fundshpinë “braziliane”.

Përfaqësuesja ekselente e këtij trendi?

Sigurisht ajo, biondja e televizionit dhe instagramait, vajza që e ktheu trupin e saj në kult për t’u imituar nga mijëra vajza, Luana Vjollca, e cila pavarësisht se guxoi edhe në produksion televiziv, nuk shkëputet dot nga ajo që ka qenë, një vajzë që kërkon të tërheq vëmendjen, mbi të gjitha, me sensualitetin e saj.

Cilësitë e tjera i mban për vete me shumë fanatizëm.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: