Fundjava, kontrolle të rrepta për drejtuesit e mjeteve

Fundjava, kontrolle të rrepta për drejtuesit e mjeteve
Kontrollet e drejtuesve që drejtojnë mjetin pasi kanë konsumuar alkool, apo shkelin rregullat e qarkullimit rrugor ka vënë në lëvizje policinë e kryeqytetit.

U verifikuan dhe u testuan 68 mjete të transportit publik qytetas dhe nuk u konstatua asnjë drejtues mjeti nën efektin e alkoolit.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Rrugorët e Kryeqytetit në orët e para të mëngjesit u fokusuan në kontrollin e mjeteve të transportit publik qytetas për përdorimin e alkoolit, si një nga kategoritë e mjeteve ku rrezikshmëria është tejet e lartë nëse përfshihen në aksidente rrugore.

Kontrollet e Policisë Rrugore vijuan në rrugët e brendshme të Njësisë Administrative Nr. 7 ku u evidentuan dhe u proceduan administrativisht: 35 automjete për parkim në kundërshtim me sinjalizimin rrugor.

13 mjete të shërbimit publik, kryesisht Taxi të cilat stacionoheshin në rrugët e brendshme të lagjeve, jashtë stacioneve të miratuara.

84 drejtues mjetesh u proceduan për shkelje të tjera të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: