FSHF/ Partizani dhe Tirana: Të rritet numri i të huajve

Publicitet
Publicitet
FSHF/ Partizani dhe Tirana: Të rritet numri i të huajve
Merkatoja e Kukësit, klubi që ka kryer lëvizjet e para për përgatitjet e Kupave të Europës, ka nisur me emra futbollistësh shqiptarë.

Kjo për faktin se aktivizimi i futbollistëve të huaj ka qenë i kufizuar në bazë të rregullores së FSHF-së dhe asnjë klub nuk dëshiron përforcime vetëm për disa muaj.

Ndaj edhe Komisioni i Ligës profesioniste të Futbollit, i sapokrijuar shpreson që Komiteti Ekzekutiv të marrë në konsideratë kërkesën e tij, që në sezonin e ri të rritet  numri i futbollistëve të huaj që luajnë në kampionatin shqiptar.

Ky komision përbëhet nga zv. presidentit i Federatës, Libohova, shefi i sektorit të garave, Nurishmi, e nga anëtarë të dy klubeve kryeqytetase, Partizanit dhe Tirana.

Komisioni propozon që nga katër numri i futbollistëve të huaj të cilët luajnë në kampionatin shqiptar të rritet në pesë.

Partizani dhe Tirana kanë qenë më të interesuara që numri i të huajve të rritet. Në Seria A apo Premier League, ky numër është i pakufizuar.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: