Formacioni ideal, jashtë Kupës së Botës!

Publicitet
Publicitet
Formacioni ideal, jashtë Kupës së Botës!
Sane, Icardi, Nainggolan e Morata

Maoro Icardi, Radja Nainggolan, Anthony Martial e Leroy Sane janë mes 11 lojtarëve më të mirë, të cilët humbën shansin për të marrë pjesë në finalet e Kupës së Botës. Ata u lanë jashtë në mënyrë surprizë, ose nga konkurrenca dhe vendimet e trajnerëve. Ja edhe 11 lojtarët e formacionit më të mirë, jashtë Kupës së Botës:

Portier - Joe Hart (Angli)

Pasi kaloi në formë huazimi te Uest Hem, ai nuk fitoi besimin për të qenë në botëror.

Mbrojtës: Marcos Alonso (Spanjë)

Edhe pse mbrojtës realizoi 7 gola në Premier League me Chelsea, por mbeti jashtë Spanjës.

Mbrojtës:  David Luiz (Brazil)

Një lojtar që luajti 50 ndeshje me Brazilin, por u la jashtë planeve të Tite.

Mbrojtës:  Aymeric Laporte (Francë)

Laporte pas kaloi në janar te Manchester City shpresoi deri në fund për një vend në formacionin e Didier Deschamps.

Mesfushorë - Fabinho (Brazil)

Tifozët e Liverpool mezi presin ta shohin te ekipi i tyre, ndonëse Tite e la jashtë botërorit.

Mesfushor: Jack Wilshere (Angli)

Edhe pse erdhi në formën e tij më të mirë në sezonin 2017/18 te Arsenal, Southgate nuk i dërgoi ftesë.

Mesfushor: Radja Nainggolan (Belgjikë)

Ai nuk u bë pjesë e listës me 28 lojtarë të Belgjikës, pasi Roberto Martinez e la në mënyrë surprizë jashtë.

Sulmues:  Anthony Martial (France)

Një sezon me ulje-ngritje te Manchester United, bëri që ai të mbetet jashtë listës së Francës.

Sulmues: Mauro Icardi (Argjentinë)

Edhe pse shënoi 29 gola në Seria A në 34 ndeshje me Inter në sezonin që spao u mbyll, Argjentina e la jashtë liste.

Sulmues: Alvaro Morata (Spanjë)

Ishte një sezon zhgënjyes i tij te Chelsea, që shënoi 11 gola në Premier League në 31 ndeshje, duke bërë që vendin e tij ta zërë Diego Costa.

 

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: