Fifa i uron Messi-t mirëseardhjen në Rusi, tifozët brazilianë e ironizojnë: Lamtumirë!

Fifa i uron Messi-t mirëseardhjen në Rusi, tifozët brazilianë e ironizojnë: Lamtumirë!
Argjentina finaliste e Kupës së Botës 2014 dhe dy fituese e këtij turneu mbërrin në Rusi, në vigjilje të Botërorit 2018. Janë duke mbërritur thuajse të 32 ekipeve pjesëmarrëse, por Argjentina ka një të veçantë që FIFA nuk mund ta lërë pa i kushtuar vëmendje.

Mbërritja e një futbollisti me përmasa si të Lionel Messi-t duhet pasqyruar medoemos. “Mirësevjen Messi” ka qenë mesazhi i FIFA-s, që ka fokusuar yllin argjentinas, në aeroportin e Moskës, duke zbritur,  ndërkohë që i është uruar mirëseardhja në Rusi tërë përfaqësueses argjentinase.

E veçanta është se Leo Messi këtë herë nuk është krahasuar me Ronaldon, pasi botërori nuk do të jetë siç ndodh mes tyre dhe ekipeve spanjolle, një rivalitet mes Realit e Barçës dhe Mesit e Ronaldos.

Mirësevjen dhe Lamtumirë. Brazili kampion,” kanë qenë disa nga komentet ironizuese të tifozëve brazilianë. Por po ashtu entuziastë janë edhe ata gjermanë, të cilët e konsiderojnë Messi-n kalimtar në këtë turne, sepse shohin sërish Gjermaninë, kombëtaren e tyre, që të mbrojë kurorën edhe në këtë botëror.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: