Femrat marrin më rrallë kredi sesa meshkujt, madje dhe më pak si vlera

Femrat marrin më rrallë kredi sesa meshkujt, madje dhe më pak si vlera
Ato marrin më rrallë kredi sesa meshkujt. Madje, edhe kur ia arrijnë kësaj, nuk marrin dot aq pará borxh sa ata nëpër banka.

Fjala është për femrat shqiptare, të cilat sipas Institutit të Statistikave rezultojnë që të kenë një akses më të ulët në kredimarrje krahasuar me gjininë tjetër.

“Të dhënat e regjistrit të kredive të Bankës së Shqipërisë mbi numrin e kredimarrësve, kreditë e marra dhe vlerën totale të tyre, pasqyrojnë diferenca të ndjeshme për kredi-marrjen midis dy gjinive. Gjatë periudhës 2013-2016, numri i grave kredimarrëse, megjithëse në trend rritës, ishte pothuajse sa gjysma e numrit të burrave. Të dhënat e vitit 2017, tregojnë se numri i grave kredi-marrëse ka pësuar rënie në 38% nga 51% që ishte në vitin e kaluar.”, cilëson ekspertët rreth kësaj dukurie.

Duke shtuar gjithashtu, se shuma mesatare e kredisë së marrë nga një femër ishte sa gjysma e shumës mesatare të marrë nga një mashkull. Por edhe faktin tjetër, se në vitin e kaluar, edhe pjesa e përfitueseve gra nga skemat mbështetëse të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, ka pësuar një rënie të lehtë në nivelin prej 37%, nga 42% që shënonte një vit më parë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: