E rëndë në Këlcyrë, 14 vjeçari gjendet nga e ëma i vetëvarur

E rëndë në Këlcyrë, 14 vjeçari gjendet nga e ëma i vetëvarur
Një 14 vjeçar është gjetur i vetëvarur në fshatin Katundshtë të Këlcyrës. Policia lokale bën me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e shkuar, ku është gjetur i ëvarur në kasollen e bagëtive afër banesës së tij, adoleshenti me iniciale E.D. ka qenë e ëma 44 vjeçare, V.D, ajo që ka gjetur të birin të pajetë.

Nga këqyrja paraprake e trupit  nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të  tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: