Dy maska për flokë të lëmuar

Dy maska për flokë të lëmuar
Thuhet se flokët janë gjysma e bukurisë së femrës. Shkrimtarët më të mëdhenj kanë shkruar paragrafë pafund përshkrues për flokët. Por, nëqoftëse ju nuk kujdeseni për to, gjysma e bukurisë ikën.

Flokët e bukur janë të shëndetshëm, me shkëlqim, të butë.

Por si të kujdeseni për flokët tuaj.

Mundohuni që të paktën 1 herë në javë , tani në pranverë dhe në verë, do të ishte mirë të ndiqni këtë rrugë për përkujdesjen ndaj flokëve tuaj, ju këshillojmë këto dy maska të cilat është mirë të bëhen pak më shpesh në verë sepse floku humbet shëndetin nga temperaturat e larta. Veza e forcon flokun dhe i jep shkëlqim. Vaji i ullirit përveçse ushqyes i rrënjës së flokut, jep shkëlqim dhe ndihmon në lëmueshmërinë e flokëve, sidomos tek ata që vuajnë nga ngatërrimi i tyre.

Përpara se t'i lani flokët, krihini në mënyrë që të mos shkaktoni ngatërrime të padëshiruara në flokun tuaj.

Maska e parë me vezë

Në një tas të vogël, hidhni 1 vezë, hiqni të verdhën e saj dhe me të bardhen lyeni flokët tuaj.

Mbajini kështu për 20 minuta duke e mbuluar kokën me një qeskë, në mënyrë që të mos ndoteni.

Shpëlajeni kokën me kujdes me ujë jo shumë të nxehtë. Uji shume i nxehtë dëmton rrënjën e flokut dhe i heq shkëlqimin e shëndetin fijes së flokut.

Por mos e shkumoni!! Vetëm shpëlajeni mirë e mirë.

Pas kësaj, thajeni pak me peshqir.

Maska e dytë me vaj ulliri

Hidhni pak vaj ulliri në një filxhan kafeje dhe kujdes vendoseni atë në flokët tuaj, duke u kujdesur që të shpërndahet mirë në rrënjët e flokut si dhe në gjatësinë e tyre. Fusni gishtat mes flokëve që të shpërndahet njëtrajtësisht.

Mbajeni për 15-20 minuta.

Më pas, shpëlajeni kokën mirë dhe shkumojeni derisa të shihni që nuk ka asnjë shenjë të vajit. Kur shkumoni kokën , kini kujdes që me gishta të masazhoni rrënjët.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: