Drejt fundit procesi “Shullazi”, pas dy javësh është pretenca

Drejt fundit procesi “Shullazi”, pas dy javësh është pretenca
Procesi për Emiljano Shullazin po shkon drejt fundit.

Faza e debateve gjyqësore ka marrë fund, ndërsa më 26 qershor prokuroria do të japë pretencën.

Prokuroria ka ngritur akuzën pas dëshmive se anëtarët e grupit kanë kërcënuan rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, që të tërhiqej nga gara si dhe biznesmenin Ylvi Beqja, që t’i merrnin në pjesë të ish “Hotel Vollga” në Durrës.

Në seancën e sotme gjyqësore, që ishte edhe e fundit për paraqitjen e provave, janë sjellë nga prokuroria prova nga disa banka për çeqe të tërhequra e të thyera nga Beqja dhe Shullazi.

Pas kësaj, do të jetë fjala e fundit e mbrojtjes dhe pritet vetëm vendimi i gjykatës.

Në proces, së bashku me Shullazin janë edhe Blerim Shullazi, Gilmano Dani, Endri Qyqja dhe Endri Zela. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: