Dieta me oriz

Dieta me oriz
Dieta me oriz është mjaft e hershme, ajo i takon vitit 1939 dhe është rrjedhojë e studimit të Dr. Walter Kempner. Qëllimi kryesor ishte zvogëlimi dhe stabilizimi i tensionit të lartë të gjakut, për të ekuilibruar nivelet e sheqerit në gjak dhe për të ndihmuar njerëzit që kanë probleme me veshkat.

Për këto arsye, dieta me oriz është një nga dietat më të shëndetshme e cila përveçse do t’ju ndihmojë të humbni peshë, do të përmirësojë edhe shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Mëngjesi është i njëjtë për të 3 javët

Një filxhan oriz i gatuar vetëm më ujë pa kripë ose sheqer Për shije ju mund të shtoni disa pika vaj ulliri ose pak lëng limoni

Në mes të vakteve

1 frut çfarëdo sipas dëshirës tuaj

Java e parë

Dreka për 7 ditët e para

1 filxhan oriz  gatuar

1 filxhan bizele, fasule ose thjerrëza

1 fetë bukë integrale

Në mes të vakteve

1 frut çfarëdo sipas dëshirës tuaj

Darka për 7 ditët e para

Darka juaj duhet të përbëhet nga një filxhan oriz (çdo ditë) dhe 150 gramë  mish me yndyrë të ulët, të tillë si peshk, pulë ose bërxolla derri.

Gatuajini me lëng limoni dhe shumë pak kripë.

Java e dytë

Dreka për javën e dytë

1 filxhan oriz dhe 1 fetë bukë integrale.

Darka për javën e dytë

1 fetë bukë integrale dhe 1 filxhan oriz.

Java e tretë

Mëngjesi

Përbëhet nga 1 filxhan oriz i gatuar vetëm më ujë pa kripë ose sheqer. Për shije ju mund të shtoni disa pika vaj ulliri ose pak lëng limoni.

Dreka

1 filxhan oriz  gatuar, 1 filxhan bizele, fasule ose thjerrëza dhe 1 fetë bukë integrale. Mund t’i gatuani vetëm me pak erëza ose kripë në sasi shumë të vogël.

Darka

Darka juaj duhet të përbëhet nga një filxhan oriz (çdo ditë) dhe 150gramë mish me yndyrë të ulët, të tillë si peshk, pulë ose bërxolla derri. Gatuajini me lëng limoni dhe shumë pak kripë.

Mund të përfshini në dietë këtë javë rreth 200 ml qumësht ose kos në ditë, në drekë apo darkë

Shpërndajeni me miqtë tuaj: