Dieta më e vjetër në botë

Dieta më e vjetër në botë
Ajo është cilësuar si dieta më e vjetër në botë. Në librin “Dieta greke”, Maria Loi dhe Sarah Toland zbuluan fakte në lidhje me këtë dietë dhe elementët ku ajo bazohet, të cilat përkrahen edhe nga shkenca moderne.

Vaj i ullirit

Vaj i ullirit, nuhatja e tij ndihmon në humbjen e peshës: Vaji i ullirit përmban shumë fibra të cilat janë më të shëndetshme se çdo lloj tjetër vaji. Studimet kanë treguar se, konsumimi i vajit të ullirit, në vend të yndyrave të ngopura, rrit energjinë në trup, kështu që ju do të digjni më shumë kalori edhe kur qëndroni ulur ose kur jeni duke fjetur.

Kosi natyral

Kosi natyral dhe bakteret e dobishme, djegin yndyrën. Kosi mund të zbusë urinë, rrit ndjenjën e ngopjes, stabilizon sheqerin në gjak dhe parandalon mbingopjen për shkak të faktit se, përmban më shumë proteina se çdo ushqim tjetër që mund të blihet në dyqane. Është e rëndësishme të theksohet se, trupi përdor më shumë kalori gjatë tretjes së proteinave. Kosi është mënyra më e mirë për të marrë dozën e nevojshme ditore të probiotikëve. Studimet kanë treguar se, në qoftë se nuk keni sasinë dhe llojin e duhur të baktereve në stomak, pa marrë parasysh se sa pak hani, nuk do të humbni peshë.

Perimet

Perimet duhet të jenë në vend të ushqimit të shpejtë. Nëse trupi ka mungesë të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve, ju nuk do të humbni peshë. Hulumtimet tregojnë se, vlerat ushqyese të perimeve rrisin energjinë e trupit dhe përshpejtojnë metabolizmin. Rreth 90 për qind e perimeve përbëhen nga uji, i cili parandalon trupin nga dehidratimi. Perimet do t’ju lejojnë të mbani ndjenjë më të gjatë të ngopjes.

Fasulja

Fasulja përmban dy lloje fibrash që kërkohen për të djegur dhjamin. Trupi ka nevojë për dy lloje fibrash, të tretshme dhe të patretshme. Asnjë lloj tjetër i ushqimit nuk posedon të dyja llojet e fibrave, përveç fasules. Fibrat e tretshme krijojnë një ndjenjë të ngopjes, ndërsa fibrat e patretshme absorbojnë ujin. Së bashku, ato krijojnë ndjesinë se stomaku është plotë për një kohë më të gjatë.

Ushqimet e detit

Ushqimet e detit, rrisin djegien e yndyrës dhe përshpejtojnë organizmin. Gati 99 për qind e amerikanëve nuk marrin mjaftueshëm acide yndyrore omega 3, të cilat janë esenciale për metabolizmin, rregullimin e sheqerit në gjak dhe të gjithë faktorët e tjerë që janë të rëndësishëm që trupi të mund të djeg yndyrën e panevojshme. Peshqit kanë më shumë acide yndyrore omega 3, të tillë si p.sh., peshku ton ose prodhimet e detit që përmbajnë më shumë EPA/DHA acide yndyrore omega 3, llojin e yndyrës që është e shëndetshme. Sipas një studimi nga Universiteti i Ontario-s në Kanada, në qoftë se shtoni në menynë tuaj ushqimet e detit dy herë në javë, do të përshpejtoni metabolizmin dhe do të parandaloni grumbullimin e yndyrës në bark.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: