Dieta me ananas, zgjat vetëm katër ditë

Dieta me ananas, zgjat vetëm katër ditë
Dieta me ananas është një nga ato dieta që zakonisht quhen "dieta rrufe", zgjat vetëm 4 ditë dhe mund të përsëritet, por me një distancë një muaj nga një cikël në tjetrin. Me pak fjalë, kjo është një dietë shumë e thjeshtë, e lehtë për të ndjekur, me kushtin e vetëm që ananasi të jetë ushqimi kryesor. Në të vërtetë është një dietë e strukturuar në dy ditë, të cilat do të përsëriten për ditën e tretë dhe të katërt.

Dieta me ananas është një dietë pastruese që ka si bazë ananasin, një nga ushqimet më të njohura për djegien e yndyrave, që në këtë rast, në sajë të disa enzimave të caktuara, ndihmon për të ulur fryrjen e barkut dhe për të humbur shpejt ato 2-3 kilogramë që ju mundojnë.

Dita e parë:

Mëngjesi: 1 filxhan lëng ananasi pa sheqer + një frut + një filxhan çaj

Në orën 11: 1 gotë lëng ananasi pa sheqer

Dreka: 2 feta ananasi të freskët, një fetë bukë, 50 g gjizë

Zemra: 1 filxhan lëng ananasi pa sheqer + 1 mollë

Darka: 2 feta ananasi të freskët, 50 g oriz të zier me 1 lugë çaji vaj ulliri ekstra të virgjër, 1 çaj bimor.

Dita e dytë:

Mëngjesi: 1 filxhan lëng ananasi pa sheqer, një fetë bukë, 2 lugë marmalatë, 125 g kos,

Në orën 11: 1 frut

Dreka: 1 fetë ananasi, 125 g kos me pak yndyrë, 50 g oriz të zier, 2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër

Zemra: 1 filxhan lëng ananasi pa sheqer + 1 mollë

Darka: supë me perime të përziera, 40 gramë elb, 2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër, 2 feta ananasi të  freskët

Për ditën e tretë dhe të katërt ju vetëm do të përsërisni dy ditët e para. Por, mos harroni se kjo dietë nuk duhet të zgjatet. Ju mund ta përsërisni katër ditë në muajin e ardhshëm.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: