Depresioni po “vret” shqiptarët

Depresioni po “vret” shqiptarët
Sëmundja e depresionit në shoqërinë shqiptare është në nivele shumë të larta. 1 në 4 të moshuar vuajnë nga depresioni, ndërsa tek të rinjtë e moshës 15 deri 30 vjeç, kjo sëmundje është një nga shkaktaret kryesor të vdekjeve nga vetëvrasjet.

Specialistët tregojnë se femrat janë më të prekurat, ndërkohë që sipas mjekëve, problem është fshehja e sëmundjes për shkak të turpit nga shoqëria. Bluzat e bardha bëjnë apel për personat që kanë shenjat e depresionit t’i drejtohen specialistit. Ndërsa farmacitë, të mos lëshojnë qetësues pa recetë, pasi kategoria e prekur ka krijuar varësi prej tyre.

Pagjumësia e zgjatur, lodhja, shpërqendrimi, stresi dhe ankthi janë disa nga shenjat e depresionit. Moskurimi i tij çon në rendimin e shëndetit mendor, deri në vetëvrasje.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: