Dalin pamjet e vrasjes, Mata qëlloi për vdekje 19-vjeçaren që po shkonte të jepte provimin e maturës

Dalin pamjet e vrasjes, Mata qëlloi për vdekje 19-vjeçaren që po shkonte të jepte provimin e maturës
Tashmë është bërë publik momenti kur Xhafer Mata sapo ka qëlluar me pistoletë Xhuljeta Çunin, një vajzë 19-vjeçare që jetonte në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në orën 08.20 minuta.

Nga pamjet shihet se si 31-vjeçari nga Kukësi, me profesion inxhinier, që mban veshur një bluzë të kuqe, lëshon pistoletën në trotuar, pasi e ka qëlluar dy herë të renë, që gjendet e shtrirë në trotuarin e rrugës “Eshref Frashëri”, pak metra larg tij.

Disa sekonda më pas ai rrethohet nga policia, në anën tjetër të rrugës.

Thirrjeve për t’u dorëzuar iu përgjigj duke qëlluar veten me një plumb në kokë e megjithëse u dërgua në spital, disa minuta më vonë ndërroi jetë.

Vajza po shkonte për të dhënë provimin e letërsisë, pasi ishte maturante, ndërsa punonte si shitëse në një market.

Vrasja e dyfishtë ndodhi pikërisht pranë pallatit ku javën e fundit, Mata i ndërpriste rrugën çdo ditë Xhulietës, për ta bindur që ta merrte nuse në shtëpi, për të kurorëzuar kështu lidhjen intime disavjeçare.

Nga ana tjetër, 31-vjeçari, ishte divorcuar prej pak muajsh nga bashkëshortja, me të cilën kishte edhe një fëmijë të mitur.

Refuzimi i vajzës për t’u martuar me të dashurin e sapo ndarë nga gruaja është edhe pista më e fortë hetimore, ku janë përqendruar specialistët e sektorit të Krimit Kundër Jetës në Policinë e Tiranës, ndërsa janë pyetur familjarët për të mësuar rrethanat e plota të krimit.

Vajza banonte pranë “Shinave të Trenit”, thuajse 500 metra larg banesës së 31-vjeçarit, ku familja e saj kishte ndërtuar shtëpinë prej disa vitesh, kur kishin ardhur nga Vinjolli i Matit.

Ndërsa Xhafer Mata, me origjinë nga Kalimashi i Kukësit jetonte në banesë private. /f.ç/Albanian Free Press Online/

VIDEO

Shpërndajeni me miqtë tuaj: