Burrat më shumë të punësuar sesa gratë, por edhe më aktivë si forca

Publicitet
Burrat më shumë të punësuar sesa gratë, por edhe më aktivë si forca
“Shkalla e punësimit për burrat është 66.5%, ndërsa për gratë 51.9%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017, shkalla e punësimit për burrat është rritur me 3.6% dhe për gratë me 2.4%”.

Kështu thuhet në raportin e fundit të Institutit të Statistikave, sipas të cilit rezulton se burrat në Shqipëri figurojnë të jenë më shumë të punësuar sesa gratë, por edhe më aktivë si forca pune.

“Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 59.5%, ndërsa për burrat ky tregues është 76.6%”, saktëson INSTAT-i lidhur me një dukuri të tillë.

Duke shtuar se për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 17% më e lartë sesa për gratë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: