Brazili, pionierët favoritë për trofeun e 6-të në histori  

Publicitet
Publicitet
Brazili, pionierët favoritë për trofeun e 6-të në histori  
Aranit Muraçi

9 korrik 2014. Argjentina kishte mundur Holandën me penallti dhe arriti finalen e madhe të Kupës së Botës. Të zotët e shtëpisë u shkatërruan 7-1 nga Gjermania në gjysmëfinalen e dytë, duke lënë pas një nga zhgënjimet më të mëdha në historinë  e tyre të futbollit botëror.

“A do të dëshirojë Brazil një ndryshim rrënjësor në të gjitha hallkat e sistemit?”- ishte pyetja që ngriti Mark Chapman. “Shpresoj kështu,” - ishte edhe përgjigja e tij, por ai kishte frikë se, pas një periudhe 10-ditore zie, gjërat do të mund të ecnin shpejt përpara. Menjëherë pas Kupës së Botës, Brazili mori vendimin e çuditshëm për të rikthyer trajner ish-mesfushorin Dunga, me të cilin fitoi Kupën e Botës ’94. Ai kishte qenë pjesë e stafit edhe nga viti 2006-2010. Përvoja e tij e vetme si trajner, ishte një muaj i pasuksesshëm me klubin brazilian Internacional. Fraza kryesore e fushatës së kualifikimit të Brazilit në Kupën e Botës 2018 ishte: “Unë mësova se si të mësoj!”

Megjithatë, Dunga u përball me kritikat e para. Dukej një figurë qesharake, e zvogëluar nga besimi i dukshëm se bota ishte një komplot kundër tij, prandaj Dunga nisi të luftonte “zjarr me zjarr”, por në ndeshjen e tretë kualifikuese, Brazili u ul në vendin e gjashtë, duke mbetur jashtë fushatës së kualifikimit. Trajneri u vu nën presion. Shpresa e tij e madhe ishte Olimpiada e Rios. Nëse ai mund të merrte ekipin në medaljen e parë të artë të futbollit, do të rriste besimin e tij. Pak përpara Olimpiadës,  Brazili i drejtuar nga Dunga barazoi me Ekuadorin, humbi në Peru dhe u eliminua në fazën e grupit. Dunga ra dhe trajneri Tite u konsiderua si zgjedhja më popullore, që duhet të kishte marrë përsipër Brazilin qysh në vitin 2014. Edhe pse e mori me vonesë ekipin, bëri pak ndryshime. Paulinho i cili kaloi më pas në Kinë, edhe pse u konsiderua një lëvizje e diskutueshme, provoi të ishte një sukses i jashtëzakonshëm. Dhe Tite luajti me adoleshentin Gabriel Jezus për të plotësuar pozicionin e qendrës, madje u shpërblye menjëherë.

Skuadra e njëjtë që ishte në dispozicion të trajnerit Dunga, arriti rezultate shumë të ndryshme nën drejtimin e Tites. Pra, doli në pah edhe roli i trajnerit. Një fushatë e vështirë gjatë kualifikueseve u kthye në një sukses. Ekipi i Tites fitoi 10 ndeshje, barazoi dy, realizoi 30 gola dhe pësoi vetëm tre. Dhe Brazili u bë skuadra e parë që preu biletën në Rusi 2018, pas vendit organizator. Brazilianët fituan bindshëm edhe miqësoret ndaj ekipeve europiane. Ata shkojnë në Rusi si favoritë kryesorë të këtij turneu.

Tani ekziston një pyetje e qartë: Si mundet, një njeri të bëjë një ndryshim të tillë? Përgjigjja është e dyfishtë: Ka të bëjë jo vetëm me meritat e padyshimta të Tites, por edhe me faktin se, kur sheh se po i vjen fundi, bota braziliane e futbollit e gjen gjithmonë vetveten. Kishte dy probleme para këtij rikthimi - rreziqet që vinin nga suksesi dhe rreziqet prej izolimit. Futbolli brazilian nuk ka lindur i madh. Arriti madhështinë si rezultat i një procesi. Kur fitoi tri Kupa të Botës në katër turne (ndërmjet 1958 dhe 1970), ata ecnin gjithmonë përpara me kohën, me kundërshtarët, si në përgatitje edhe taktikisht. Qysh nga viti 1958, kishin një staf të madh mjekësh, një dentist, një specialist për përgatitje fizike - madje edhe një psikolog sportiv, si asnjë ekip tjetër. I madhi Mario Zagallo, lojtar i viteve 1958-1962, trajner në vitin 1970, gati ra nga karrigia kur i thanë se Anglia shkoi në Kili për Kupën e Botës 1962 pa një mjek. Dhe në aspektin e taktikave, ata kishin përfshirë idetë nga trajnerët uruguaian, argjentinas dhe hungarezë. I bashkuan ato dhe krijuan diçka të re, duke u bërë pionierë futbolli mbi të gjithë të tjerët.

Zagallo është i lumtur, që përdori i pari skemat e ditëve moderne 4-2-3-1 dhe madje pati sukses. Por sukseset e menjëhershme i bënë ata të vetëkënaqur, të prirur për të besuar mitet e tyre rreth talentit të lindur natyror. Dhe ndërsa loja u zhvendos, ata ishin të izoluar në mënyrë të rrezikshme. Brazilit iu deshën plot 24 vjet pas ’70 për t’u rikthyer te trofeu i Kupës së Botës. Dhe nuk munguan në dy finalet e ardhshme, duke ngritur edhe trofeun e pestë në vitin 2002. Ishte trofeu i fundit.   Vështirë se ndonjë trajner brazilian erdhi për të punuar në rangjet e larta të futbollit europian. Edhe ata që bënë një udhëtim të tillë nuk arritën të qëndronin shumë. Brazili u kap në befasi nga revolucioni që solli Pep Guardiola një dekadë më parë.

Shumë futbollistë brazilianë ishin të bindur se evolucioni fizik kishte bërë një lojë të zotërimit të pamundur të topit nga ana e tyre, dhe se për t’ia dalë si rrugë ishte që skuadra të shpërndahej dhe të përdorte kundërsulme të shpejta nga krahët. Kur Gjermania, pasi mori në bord disa nga idetë e Guardiolës, i dha pikërisht këtë leksion vendasve në “Brazil 2014”, në triumfin historik 7-1. Edhe pse Gjermania fitoi Kupën e Botës katër vjet më parë dhe Brazili u rrëzua si asnjëherë tjetër në shtëpi, të dyja këto ekipe kanë evoluar dhe janë nisur drejt Rusisë, sërish si rivale, sikur duan t’i vjedhin njëra-tjetrës diçka, për të ruajtur superioritetin historik që i ka karakterizuar.

 

Brazili, 23-lojtarët e botërorit Rusi 2018

Alisson, Ederson, Cassio, Marcelo, Danilo, Filipe Luis, Fagner, Marquinhos, Thiago Silva, Miranda, Pedro Geromel, Willian, Fernandinho, Paulinho, Casemiro, Philippe Coutinho, Renato Augusto, Fred, Neymar, Gabriel Jesus, Roberto Firmino, Douglas Costa, Taison

 

Miqësorja Brazil-Kroaci 2-0, rikthimi bindës i Neymar

Brazili fitoi 2-0 edhe miqësoren e djeshme ndaj Kroacisë, që u zhvillua në stadiumin Anfield të Liverpool.  Amerikanojugorët dominuan tërësisht si një prej pretendentëve kryesorë për të rrëmbyer Kupën e Botës që do të zhvilluar në Rusi. Rikthehet edhe Neymar, i cili ishte një nga më të mirët në fushë. Ai në ’69 shfrytëzoi mjaft mirë një asist të Coutinhos, e golin e parë të ndeshjes. Fundi i ndeshjes solli golin e dytë. Brazili dyfishoi shifrat me anë të Roberto Firmino.

 

Rikthimi “i frikshëm”

A do të marrë Tite më të mirën nga Neymar?

Neymari ka shënuar 53 gola në 83 ndeshje me Brazilin. Ai mungoi në gjysmëfinalen shkatërruese të vitit 2014 dhe ishte një faktor më shumë në shkatërrimin e vendasve. Por sulmuesi i PSG-së, tashmë në kulmin e karrierës së tij, po vijon fazën riaftësuese pas dëmtimit dhe u rikthye me gol ndaj Kroacisë në fushë. Megjithatë, Brazili aktual nuk duket se është shumë i varur nga Neymari si në vitin 2014. Rikthimi i tij dhe nëse Tite do t’i marrë më të mirën, mund ta kthejë Brazilin në një makinë të frikshme dhe të papërballueshme. Tite prej kohësh e priste rikthimin e Neymarit dhe ai duket se është gati. Brazili kërkon të bëj trofeun e gjashtë në histori të Kupës së Botës për vete, që do të ishte edhe i pari për ta në Europë pas 60 vjetësh.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: