Braktiset burri që vrau gruan, gjykata lë në burg Çlirim Shahollin

Braktiset burri që vrau gruan, gjykata lë në burg Çlirim Shahollin
Gjykata e Durrësit jep masën e arrestit burg për Çlirim Shahollin, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij më 8 qershor 2018.

Asnjë nga familjarët dhe të afërmit nuk e ka ndjekur seancën e tij për masën e sigurimit personal.

Në fjalën e tij para togave të zeza 42 – vjeçari ka shprehur pendesë dhe iu ka kërkuar falje fëmijëve që i la në mes të katër rrugëve.

“Nuk kisha për qëllim të vrisja bashkëshorten. Gjithçka ishte momentale dhe aksidentale. Jam penduar për veprimin tim. U kërkoj falje fëmijëve dhe gjithë familjarëve për këtë gabim fatal. Nuk di çfarë të them, të vendosë drejtësia. Më vjen shumë keq që lashë fëmijët jetim, mes katër rrugëve”, deklaroi Shaholli.

Ardjana Shaholli e kishte denoncuar disa herë bashkëshortin për dhunë ndaj saj dhe fëmijëve. Mbrëmjen e së premtes mes tyre ka nisur debat verbal dhe më pas ai e ka dhunuar derisa i mori edhe jetën bashkëshortes.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: