BOTËRORI/ Messi-Ronaldo, e pamundur sfida me gjermanët e brazilianët

Publicitet
Publicitet
 BOTËRORI/ Messi-Ronaldo, e pamundur sfida me gjermanët e brazilianët
Dyshja e artë e Kupës së Botës në aspektin individual vështirë të thyejë rekord në këtë botëror

Kush është ai lojtar që nuk ka dëshirë të lërë gjurmë në botëror. Thjesht edhe pjesëmarrja në një aktivitet të tillë, më i ndjekuri dhe më spektakolari në botë, mbetet ëndërr për çdo futbollist në botë.

Mjafton fakti që futbollistët shqiptarë në tërë historinë e Kupës së Botës nuk e kanë prekur kurrë një aktivitet të tillë.

Pasi janë përcaktuar 32 ekipet pjesëmarrëse, që do të nisin më 14 qershor garën mes tyre për trofeun më të lakmueshëm në planet, si dhe janë shpallur listat me lojtarët e tyre, përveç trofeut që ka të njëjtit favorit, Brazilin e Gjermaninë, botërori do të jetë edhe një sfidë personale. Për të thyer rekordet e vendosura nga lojtarët gjermanë dhe ata brazilian, si Messi ashtu edhe Ronaldo, duket se do ta kenë gati të pamundur. Kjo pasi në akti

vitete të tilla, diferencën e bën ekipi më tepër se individi.

Kështu Messi e Ronaldo, përveç se duhet të konkurrojnë me ekipet e tyre për të avancuar sa më shumë, duhet të sfidojnë në shifra personalë lojtarët e ekipeve të tjera, kryesisht ata brazilianë dhe gjermanë ashtu sikurse edhe në histori po futbollistët e këtyre dy ekipeve.

Më shumë ndeshje në finalet e Kupës së Botës, me 25, është Lothar Matthäus i Gjermanisë (1982–1998). Më tepër gola në finalet e Kupës së Botës numëron Miroslav Klose, 14, me Gjermaninë, 2002–2014. Lojtari që ka më shumë paraqitje në finalet e botërorit është braziliani Cafu, 3, (1994, 1998, 2002).

 

 

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: