Botërori 2026/Rusia e Kosova votuan Amerikën, Shqipëria e Serbia preferuan Marokun

Publicitet
Publicitet
Botërori 2026/Rusia e Kosova votuan Amerikën, Shqipëria e Serbia preferuan Marokun
Delegacioni i Shqipërisë në Moskë, që votoi sot për ofertën e Marokut dhe jo për të SHBA-ve, në FIFA, ku morën pjesë kreu i FSHF-së, Armand Duka, zëvendësi i tij, Lutfi Nuri, si dhe Sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku.  

Kupa e Botës 2026 do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë pasi të tre këto vende fituan ndaj Marokut, me një diferencë prej 69 votash për të organizuar turneun që do të zgjerohet për herë të parë me 48 ekipe pjesëmarrëse nga 32 ekipe që janë aktualisht në garë.

Tre shtetet e Amerikës Veriore morën 134 vota nga 65 që mori ajo e Marokut.

Oferta e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara u vlerësua nga një grup pune i FIFA-s që ishte shumë më superior ndaj rivalëve të saj afrikano-veriorë për arsye teknike, me gjithsej 23 stadiume, tashmë të ndërtuara ose në ndërtim e sipër. Maroku, ndërkohë që joshi disa federata me angazhimin e tij, do të duhej të ndërtonte ose rinovonte të gjitha 14 stadiumet në ofertën.

Drejtuesit e Fifa, duke përfshirë presidentin, Gianni Infantino, preferuan ofertën e Amerikës së Veriut e cila ka premtuar të gjenerojë rreth një fitim prej 11 miliardë dollarë për FIFA në krahasim me 5.7 miliardë që kishte parashikuar Maroku.

Interesant është fakti se shtetet fqinje të Shqipërisë, si Greqia, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, Bosnje Hercegovina kanë votuar për ofertën e Amerikës. Edhe Bullgaria dhe Rumania kanë votuar për vendet e Amerikës. Po ashtu edhe Kosova dhe Qipro. Ka abstenuar Sllovenia, ndërsa nga Ballkani vetëm Shqipëria, Serbia  dhe Turqia janë rreshtuar krah Marokut. E kuptueshme mund të konsiderohet vota e Turqisë, ashtu sikurse ajo e Serbisë në aspektin gjeo-politik, por jo ajo e Shqipërisë.

Megjithatë përgjithësisht duket se votat e shteteve anëtare në FIFA nga logjika e shpërndarjes nuk kanë pasur influencë politike.

Nga vendet e mëdha Rusia ka votuar në mënyrë surprizë për ofertën e Amerikës, sikurse pritej që të votonin edhe Gjermania dhe Anglia. Por kanë votuar Franca, për lidhjet e ngushta me Marokun pro kësaj kandidature, sikurse vende me futboll të zhvilluar si Italia, Brazili dhe Holanda që po ashtu kanë preferuar Marokun.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: