BOTËRORI 2026/ Shqipëria votoi për Marokun, Kosova për Amerikën. Ja votat e vendeve të tjera

Publicitet
Publicitet
BOTËRORI 2026/ Shqipëria votoi për Marokun, Kosova për Amerikën. Ja votat e vendeve të tjera
Për të përzgjedhur vendin organizator të Botërorit 2026, Shqipëria votoi për Marokun. Ndryshe nga Shqipëria, Kosova votoi për ofertën e Amerikës. Interesant është fakti se shtetet fqinje të Shqipërisë, si Greqia, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, por edhe ato ballkanase, si Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Qipro dhe Rumania, votuan për vendet e Amerikës. Sllovenia abstenoi, ndërsa nga Ballkani përveç Shqipërisë, për Marokun votuan edhe Serbia  e Turqia. Shqipëria u përfaqësua me tre drejtuesit më të lartë të FSHF-së, Armand Duka, Lutfi Nuri e Ilir Shulku.

Nga vendet e mëdha, Rusia ka votuar në mënyrë surprizë për ofertën e Amerikës. Po ashtu për tre ofertën e vendeve amerikane kanë votuar siç pritej edhe Gjermania dhe Anglia.

Kundër Amerikës së Veriut kanë votuar Franca, Italia, Brazili dhe Holanda, që kanë preferuar Marokun.

Marokenët  kishin premtuar se çmimi i biletave ndaj tifozëve do të ishte 322 dollarë, në kontrast me ofertën e 2026 të Bashkuar, e cila deklaroi një çmim mesatar prej 431 dollarë, por kjo nuk mjaftoi.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: