Berisha: Shqipëria tradhëtoi Amerikën edhe në FIFA, me urdhër të Edvinit voton për Marokun

Berisha: Shqipëria tradhëtoi Amerikën edhe në FIFA, me urdhër të Edvinit voton për Marokun
Sot FIFA mori një vendim historik, për të organizuar finalet e Kupës së Botës 2026, në tre vende njëkohësisht, SHBA, Kanada dhe Meksikë, ose në një kontinent të tërë, atë të Amerikës Veriore, si asnjëherë më parë në historinë  e këtij aktiviteti madhor.

Shqipëria, si një prej vendeve anëtare të FIFA-s mori pjesë në votimin e zhvilluar, teksa ndodheshin sot në Moskë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, numri dy i federatës, Lutfi Nuri, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj, Ilir Shulku.

Tre vendet e Amerikës Veriore fituan ndaj kandidaturës së Marokut, me një diferencë të thellë votash. Nga 200 vota të vendeve anëtare, ata morën 134 kundrejt 65 të Marokut.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se ka ndërhyrë që vota e Shqipërisë të shkojë për një vend afrikan, dhe jo për SHBA-të, që njihen si aleati ynë kryesor, teksa reagimi i tij është shpërndarë edhe me tabelën që tregon votat e secilit shtet.

Reagimi i ish-kryeministrit, Sali Berisha:

"Një akt tjetër i shëmtuar antiamerikan i Noriegës!"

"Shqipëria me urdhër të Edvinit voton për Marokun dhe kundër SHBA, Kanada e Meksikës për zhvillimin e kampionatit të ardhshëm të futbollit! sb"

“Doktor, shife si Shqipëria tradhëtoi Amerikën edhe në FIFA”

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: