BE DHE PAGESA E FRIKËS – KOMENT NGA FRROK ÇUPI

BE DHE PAGESA E FRIKËS – KOMENT NGA FRROK ÇUPI
Nga Frrok Çupi

Ky artikull është shkruar posaçërisht për gazetën “Albanian Free Press”

Sot më shumë se kurrë, këtu në Lindjen ish-komuniste dhe Lindjen ish-orientale, po flitet më shumë, keq e mirë, mbi BE-në. Ata që duan të mos thonë gjë të vërtetë, ngatërrojnë BE-në me Europën. Ndërsa të tjerët janë në shijen e tyre mbi Europën, sipas frikës që ndjejnë.

Frikën “BE” e ndjejnë disa kategori

1.

Kategoria e parë është pjesa kockore që vjen nga mësimet komuniste të Hoxhës. Sigurisht, komunistët kockorë janë mësuar me sjelljen dinake që ndërrojnë flamujt, si atëherë: Me Titon kur ishte Tito, me Stalinin pastaj, me Maon më vonë, me Ho Shi Min, etj. E veçanta e kësaj kategorie, janë komunistët që janë vetëshpallur "të kohës" dhe "demokratë". Njëri prej tyre, ish zëvendëskryeministër i epokës së qeverisjes së Partisë Demokratike, sot bënte një thirrje të nxehtë në median sociale. Ai shkruante se: "Kush nuk voton sot ardhjen e refugjatëve" - sipas tij – “nuk është Europian”. Ai i shtonte dozat duke kërkuar se, "gjithçka thonë 27 vendet anëtare të BE-së, duhet të zbatohet nga ne menjëherë". Sidomos puna për strehimin e 600 mijë refugjatëve... Këta i takojnë kategorisë që edhe pasi ka rënë komunizmi, kanë frikë "BE-në". Jo BE-në si Europë, por si një organizëm të përafërt me Kremlinin ose sheshin Tien An Men. Këta e kanë në gjak frikën që nga ajo kohë dhe e lidhin edhe me "BE-në".

2.

Kategoria e dytë janë qeveritarët dhe opozitarët - njësoj. U bënë disa ditë që media europiane ka raportuar se, në themel të BE-së është vendosur që, në Shqipëri të ngrihen kampe për refugjatët sirianë, por kryetari i PD-së nuk ka thënë gjë akoma. Ndërsa qeveria dihet se është e lidhur pas nëpunësve të BE-së. Këta kanë shpresë se, fjala e mirë e BE-së do t’i mbajë gjatë në pushtet - dhe këtej vjen edhe frika për humbjen e pushtetit, nëse nuk ka BE. Këta shikojnë se, me ardhjen e refugjatëve sirianë, BE-ja do t’u japë dritë jeshile që të 600 mijtëve të kenë të drejtë vote në zgjedhjet që vijnë; dhe kështu politika qeveritare fiton vota nga Siria. Po të humbën këto mijëra vota, atëherë qeveria bëhet me frikë. Në fakt, qeveria ndodhet më e frikësuar se asnjë kategori tjetër: Nga një anë, sa fonde do të japë BE-ja për Shqipërinë “refugjate”? Në radhë të dytë, a do t’i lëvrojnë ndihmat apo vetëm sa thonë? Në radhë të tretë se, në Europë po ngrihet fuqishëm vala e djathtizmit konservator që është kundër strehimit të emigrantëve si në Europë edhe në periferi.

3.

Kategoria e tretë janë vetë të përkëdhelurit e BE-së, që në këtë rast janë vetë refugjatët. Të mjerët janë nisur që nga Siria dhe depozituar në Turqi, janë nisur me një fjalë që kanë dëgjuar nga liderët e BE-së, sidomos nga “mama” Merkel. Ajo ka bërë thirrje që të vijnë në Europë, 1 milion emigrantë sepse do të “akomodohen”. Në fakt, vetë zonja Mekel po bie nga pushteti pikërisht prej kësaj politike "pa kufij". Refugjatët e mbetur në rrugë si "krushqit e ngrirë", kanë frikë se, derisa të vijnë ose edhe pasi të vijnë në Shqipëri, në BE nuk do t’u përgjigjet më asnjë telefon. Kjo është e tmerrshme sidomos për këta.

4.

Frika më e madhe është e popullit, që kupton se sa e rrezikshme është për kombin vendosja e kampeve të refugjatëve në një vend kaq të varfër, kaq pa shërbim shëndetësor, kaq të papunë për vete. Në qoftë se BE-ja do të japë shumë pará për refugjatët, atëherë do të ndodhë që institucionet qeveritare t’i grabisin për vete; do të ndodhë që edhe po ua dhanë refugjatëve, këta do të sulmohen nga bandat e të papunëve dhe mafiozëve nga radhët e popullit “pro-europian” - siç tha sot kryetari i PD-së. Kjo është e frikshme për të gjithë.

5.

Vetëm një kategori nuk e ka ndjerë akoma frikën që vjen nga BE-ja me refugjatët. Këta janë ata që nuk njohin historinë e garnizoneve otomane në zona të ulëta gjatë pushtimit Otomoan, ku ka ndryshuar fizionomia njerëzore. Me mbarimin e periudhës së kampeve të refugjatëve, do të vërehet se sa shumë gra janë frikësuar dhe keqtrajtuar, do të shikojmë pastaj se sa lidhje do të krijohen dhe sa deformim të racës do të kemi... Përveç krimit që do të shtohet në maksimum në zonat e “garnizoneve” siriane.

Kush nuk ka frikë, do të ndjehet i lumtur!

Ndalohet rreptësisht ripublikimi i këtij shkrimi pa një leje të shkruar nga redaksia e Albanian Free Press

Shënim: Qëndrimet e shprehura në shkrimet e rubrikës Opinion, nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht një vijë editoriale të Albanian Free Press

Shpërndajeni me miqtë tuaj: