Banorët e Postribës në protestë kundër ndërtimit të gurores

Publicitet
Publicitet
Banorët e Postribës në protestë kundër ndërtimit të gurores
Banorët e fshatit Milan në njësinë Administrative Postribë të Shkodrës kanë protestuar sot kundër ndërtimit të një guroreje pasi ajo shkatërron gjithçka në atë zonë.

Ata u bëjnë thirrje autoriteteve që të mos e prishni malin se populli është fukara dhe me këtë mal ha bukë.

Sipas tyre ndërtimi i kësaj guroreje e bën fshatin të pabanueshëm. Shtëpitë rrezikohen, ujësjellësi po ashtu.

Banorët i bëjmë thirrje pushtetit lokal, kujtdo që të mundet që ta pengojnë këtë gjë. Dëme të mëdha thonë ata i bëhen edhe ekosistemit, si dhe kullotave për gjënë e gjallë.

Madje ky mal është burimi i vetëm i të ardhurave për shumë familje të fshatit, pasi aty mbledhin sherbelën që i siguron jetesën.

Më herët këta banorë i janë drejtuar me një shkresë që mban 120 firma, presidentit të Republikës Ilir Meta, ministrit të mjedisit Klosi dhe kryetares së bashkisë Ademi, por askush deri në këtë moment nuk ka dhënë përgjigje.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: