Atentat ndaj 37-vjeçarit shqiptar në Itali, mister shkaqet

Atentat ndaj 37-vjeçarit shqiptar në Itali, mister shkaqet

Një 37-vjeçari shqiptar i është bërë atentat në Itali mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në Quiliano a Zinola.

Shqiptari me iniciale D.G ka arritur t’i shpëtoj plumbave që u qëlluan drejt makinës së tij në momentin kur ai po ngiste makinën.

37-vjeçari ka pritur këtë të martë për të shkuar në polici dhe për të dhënë kallëzimin.

Ai nuk ka precedentë të mëparshëm penal dhe jeton në lagjen Quiliano a Zinola i qetë më gruan dhe dy fëmijët e tij. Mbetet ende mister arsyeja se përse persona ende të paidentifikuar do të tentonin t’i merrnin jetën përmes atentatit.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: