Arrestohet vlonjati me X5, autor i plagosjes tre javë më parë

Arrestohet vlonjati me X5, autor i plagosjes tre javë më parë
Autori i plagosjes me armë zjarri të 34-vjeçarit në lagjen ''Pavarësia'', ngjarje e ndodhur 3 javë më parë është arrestuar ditën e sotme

Në pranga ka përfunduar Nikollaq Çepaj (Taullaraj), 34 vjeç, banues në Vlorë.

Në momentin e ndalimit nga policia i sekuestrohet arma me të cilën dyshohet se ka kryer plagosjen si dhe një mjet tip BMË X5.

Ngjarja për të cilën akuzohet Çepaj ka ndodhur më datë 16.05.2018, në lagjen “Pavarësia”, brenda ambjenteve të një lokali ka plagosur më armë zjarri shtetasin Eraldo Lazaj, 34 vjeç.

Në cilësinë e provave materiale është  sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën dyshohet se shtetasi ka kryer plagosjen dhe 1 automjet tip BMW X5 me targa AA838DS.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: