Arrestohet për mashtrim biznesmeni i ndërtimit

Arrestohet për mashtrim biznesmeni i ndërtimit
Një biznesmen ndërtimi u vu në pranga nën dyshimin për mashtrim me shitjen e banesave.

Policia sqaron se Biznesmeni B. Allmuça është arrestuar këtë të premte, ai akuzohet se u ka shitur të njëjtin apartament dy personave të ndryshëm.

Përveç tij, i arrestuar gjatë operacionit policor të koduar “Banesa 2” nga efektivët e Seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar, janë proceduar në gjendje të lirë Administratorja dhe Ekonomistja e firmës së ndërtimit në pronësi të Allmuçës.

“Arrestimi i 57-vjeçarit u bë pasi shtetasi G.Sh., ka kallëzuar se është mashtruar nga shtetasi B.A. (B. Allmuça) për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 65 m2, me leje zhvillimore Nr.224, datë 16.06.2010, në vlerën 30 000 Euro, apartament të cilin ndërtuesi B.A. (B. Allmuça) më datë 17.03.2018 ia ka rishitur shtetasit B.I., duke përfituar një shumë 35 milionë lekë”, deklaron zyrtarisht policia.

Po sipas saj, A.A. 57 vjeçe, me detyrë Administratore e firmës së Ndërtimit dhe G.Ç. 35 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë Ekonomiste e Firmës së Ndërtimit, u proceduan në gjendje të lirë.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: