Arrestohet në Kukës 30-vjeçari, në çati iu gjet mitralozi me 100 fishekë

Publicitet
Publicitet
Arrestohet në Kukës 30-vjeçari, në çati iu gjet mitralozi me 100 fishekë
Një 30-vjeçar nga Kukësi është arrestuar, pasi në banesë iu gjet mitraloz me 100 fishekë.

"U arrestua në flagrancë Shkëlqim Kuçi, 30 vjeç, banues në fshatin Morinë. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në çatinë e  banesës së tij,  ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri mitraloz si dhe një kasetë fishekësh me 100 copë fishekë", sqaron policia.

Materialet proceduriale  do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: