“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Salianji: Unë kurrë nuk do të të dorëzoj euro fallco, Luli!

“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Salianji: Unë kurrë nuk do të të dorëzoj euro fallco, Luli!
Satirë

Deputeti i PD-së, shoku Ervin Salianji, shkoi në Kuvend me çanta me euro. Kuptohet fallco. Ai iu afrua udhëheqësit të opozitës, të madhit Lulëzim Basha dhe së bashku bënë këtë bashkëllafosje:

Ervin Salianji: Nuk qenka Rama këtu, o Shef!

Lulëzim Basha: Ka pasur frikë nga ne të dy, e ndaj nuk erdhi.

Ervin Salianji: Solla ato eurot fallco, që më the.

Lulzim Basha: Shumë mirë bëre! Përherë kam pasur besim te ty.

Ervin Salianji: Ku t'i lë?

Lulëzim Basha: M'i jep mua që t'i mbaj.

Ervin Salianji: Jo Shef, në asnjë mënyrë! Ç'është kjo që po më thoni! Unë t'ju jap juve, euro fallco! Kurrë! Mësohem keq dhe kur ti Shef të bëhesh kryeministër e mua të më bësh ministër, kam frikë mos të sjell euro fallco.

Lulëzim Basha: Njësh të kam Ervin! Mirë, mbaji vetë!

Ervin Salianji: Jo Shef, se mësohem keq pastaj, me euro fallco. Më mirë po i djeg kur të dalim nga Kuvendi. Duhet që tani, të mendojmë se ç'euro do pranojmë në ardhmen, Shef!

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: