“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Putin e pranon: Kampionatin Botëror e fiton Shkodra!

“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Putin e pranon: Kampionatin Botëror e fiton Shkodra!
Satirë

"Sido që të shkojë, një gjë është e sigurt. Kampionatin Botëror e fiton Shkodra".

Ka qenë kjo deklaratë e zëdhënësit të një kompanie të famshme financiare, lidhur me parashikimet që bën për fituesin e Botërorit. Sipas llogarive të tyre matematikore, në finale dalin Brazili dhe Gjermania. Një prej tyre fiton.

Ky studim i është paraqitur edhe shokut Vladimir Vladimiroviç Putin, i cili në sajë të agjentëve të tij në Mal të Zi, ka marrë vesh se në Shkodër ka tifozë të zjarrtë të këtyre skuadrave.

Aq të zjarrtë sa kur bërtasin në Zall të Kirir, dëgjohet 50 kilometra larg, në anën tjetër të kufirit. Putin, pasi lexoi raportin e kompanisë së parashikimit u detyrua të pranonte: Kampionatin Botëror e fiton Shkodra!

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: