“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ I riu i PD-së: Unë më parë të lë ty, sesa Lulin!

“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ I riu i PD-së: Unë më parë të lë ty, sesa Lulin!
Satirë

“Antena Jashtë Familjes” ka marrë vesh se protestat për rrëzimin e Fatmir Xhafajt, do të vazhdojnë edhe në ditët kur drejtuesi i PD-së është jashtë shtetit.

Ne kemi bërë të mundur që të sigurojmë një bisedë kuptimplotë midis dy të rinjve, në njërën prej protestave që të rinjtë e kësaj partie po bëjnë fuqishëm përpara godinës së Ministrisë së Brendshme.

E reja: Sa do rrime akoma këtu? Do ikim?

I riu: Sa të vijë Luli! Nuk ikim dot pa ardhur ai. I kam dhënë llafin.

E reja: Po ti edhe mua më ke dhënë llafin që nuk do më tradhtosh, por më ke tradhtuar disa herë.

I riu: Me Lulin ndryshon puna. Më vret Zoti, po tradhtova atë. Na ka ndenjur përherë pranë. Nuk mund ta lëmë vetëm.

E reja: Po ai s'është këtu. Edhe po ikëm nga protesta, nuk ka për ta marrë vesh. Hajde ikim se ngordha për...

I riu: Nuk iki që këtej unë dhe pikë. Nuk mund t'ia bëj Lulit këtë. Ai për ne demokratet ikën me vizitë pune çdo fundjavë. Bën me mijëra kilometra, që ne të vijmë në pushtet. Ti ik po deshe. Unë më parë, të lë ty, sesa Lulin, që kurrë nuk na ka lënë në baltë...

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: