“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Flet Rita Ora: Me paratë e Erionit, do blej vilë në Mal të Zi

“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Flet Rita Ora: Me paratë e Erionit, do blej vilë në Mal të Zi
Antena Jashtë Familjes vjen sot me një lajm të mirë, që ka të bëjë me ekonominë.

Bashkia e Tiranës me shokun Erion mbi krye, do sjellë këngëtaren me origjinë shqiptare, Rita Ora. Bëjmë me dije se, Rita u pagua vetëm me 150 mijë euro.

Kjo për shkak të atdhetarizmit të saj, si edhe për arsyen se, muhabetin me të e ka bërë vëllai i kryebashkiakut, i cili ka treguar se nuk e ka dorën e rëndë në rastet e ngjarjeve kulturoro-reklamore.

Ne mësuam se Rita i tha shoqes së saj se, së shpejti, do të blejë vilë në Ulqin, që është vetëm një vrap pele nga Tirana. Kujtojmë se media rozë britanike, para 13.pak muajsh botoi një artikull ku tregonte mamin e Ritës me pushime në Ulqin. Po nuk na besuat neve si Media e Kazanit, ja ku e keni: https://www.thesun.co.uk/news/1626745/rita-oras-mum-50-proudly-shows-off-her-curves-as-she-poses-for-bikini-pics-on-beach/

"Ëndrat për atdheun, nuk më lënë rehat. Pashë në ëndërr sikur i kërkova Erionit, më shumë se 150 mijë euro. Nuk më zuri gjumi nga turpi", - mësuam se i ka thënë Rita, asaj shoqes së vetë.

Urime Rita dhe ardhsh përsëri në Shqipëri...!

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: