“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Flet Panuçi: Po më vënë brirët në kokë!

Publicitet
Publicitet
“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Flet Panuçi: Po më vënë brirët në kokë!
Satirë

Ka qenë kjo deklarata e trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë, dhënë disa ditë më parë nga Spanja.

Ai ndër të tjera llafosi edhe për lojën e ekipit tonë, por më shumë u ndal te Reali i Madridit, klub i cili ka një problem mjaft te madh, sepse ka mbetur pa trajner. Kristianoja ka rekomanduar që klubi me seli në Madrid të merrte si trajner, një farë Alegri. Ai nuk donte aspak të fliste për rivalin e Realit, pra për Atletikon.

Teksa ka luajtur golf, me bluzë me mëngë zhapone, pa golf që t'i mbulonte qafën, ai ka thënë:

"Po më vënë brirë në kokë".

Nuk dihet nëse këtë e ka thënë sepse është gjendur në Spanjë në vendin e demave me brirë, apo se e ka kuptuar që lojtarët po hapin shalët, të urdhëruar nga dikush...

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: