“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Flet Olsi Rama: Ja përse afruam Gegën si trajner të Partizanit

“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Flet Olsi Rama: Ja përse afruam Gegën si trajner të Partizanit
Satirë

Dje në orën 12 e pak minuta, klubi i Partizanit bëri publik trajnerin e tij të ri, ish-futbollistin e tij dhe ekipit kombëtar, Skënder Gega, që ka qenë edhe ish-trajner i përfaqësuses së ekipit të femrave të SHBA-ve.

Në ceremoninë me pyetje ishte sigurisht edhe rubrika jonë.

Pasi mbaroi prezantimi i trajnerit, ne takuam shokun Olsi dhe biseduam shkurt me të.

Ja bashkëllafosja e bërë me të:

Antena: Përshëndetje, shoku Olsi!  Përse zgjodhët Gegën?

Olsi Rama: Meqë ka pasaportë amerikane dhe kështu, shoku Sali do ta ketë më të vështirë për të më sulmuar, mua dhe Presidentin e klubit.

Antena: Ku pyet shoku Sali për amerikanët, o shoku Olsi! Nejse, ju...

Olsi Rama: E zgjodhëm me qëllimin e vetëm që të stërvitë lojtarët tanë, e më pas të çdo klubi shqiptar, të arrijnë të bëjnë kilometra sa ç'bëjnë gjatë lojës, lojtaret femra amerikane.

Tani të më falni, se do largohem...

Shpërndajeni me miqtë tuaj: