“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Erion Veliaj: Ermalin dhe Ritën i solla për të festuar shtatzëninë e gruas

Publicitet
Publicitet
“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Erion Veliaj: Ermalin dhe Ritën i solla për të festuar shtatzëninë e gruas
Satirë

“Antena Jashtë Familjes” vjen sot me një lajm të mirë, të pabotuar më parë, pra është siç themi neve në gazetari, ekskluzivisht i yni.

Ju bëjmë me dije se bashkëjetuesja e Kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit është shtatzënë.

Së dyti, ne i urojmë çiftit, ta kenë me jetë trashëgimtarin e tyre të parë!

Së pari, ne kemi bërë të mundur të marrim vesh se koncertet ku ishin të pranishëm këngëtari Ermal Meta dhe e njohura si këngëtare Rita Ora, u organizuan pikërisht për të festuar këtë shtatzëni.

Arjola: Eri, kam një lajm të mirë. Jam shtatzënë!

Erion Veliaj: Uuuuuaaaa mamiiii, sa mirë! Duhet festuar!

Arjola: Çfarë do bëjmë?

Erion Veliaj: Po sjell ndonjë këngëtar të këndojë. Si thua?

Arjola: Pse një?

Erion Veliaj: Po sa? A do dy? Të sjell unë dy, o shpirt! Kë do që të sjell?

Arjola: Meqë erdhi ora të bëhemi prindër, sill atë Rita Ora.

Erion Veliaj: Në rregull zemër, pa problem! A të sjell edhe Ermal Metën, meqë me Ilir Metën kam bërë marrëveshje që asnjëherë mos të më shajë gruaja e tij Monika...?

...Vazhdimi është histori!

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: