“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Adriatik Llalla: Po festoj përvjetorin e dështimit të Puçit, në Turqi!

Publicitet
Publicitet
“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Adriatik Llalla: Po festoj përvjetorin e dështimit të Puçit, në Turqi!
Të dashur shqiptarë!

Duke ditur se aty në Shqipëri, moti është i paqëndrueshëm, për shkak të vranësirave të shumta, kam menduar që disa muaj ose vite t'i kaloj këtu në Turqi. (Siç e kuptoni, po ju shkruaj nga ky vend i bukur. Ndihem si në Shqipëri pasi këtu, këdo që të pyes, e gjen një paraardhës shqiptar në familjen e tij. Nuk ma bën zemra të ndahem prej tyre, e unë si Adriatik, të vij në Shqipërinë tonë të dashur, pranë detit Adriatik dhe Jon.

Pavarësisht kësaj, e kam të vështirë të ndahem nga vendi ku linda dhe punova me vrull, për të bërë ato të shkreta miliona dollarë. (Ndihem me faj që i mbajta dollarë, e nuk i ktheva në diamant, ose qoftë edhe flori...). Më shkoi puna dëm pasi, me këto pará që kam mbledhur, as një hotel me pesë yje, nuk mund të blej dot, pasi merret vesh në media.

Tani po e mbyll letrën, pasi po shkoj të takoj disa miq të mi qeveritarë, shumë të rëndësishëm, në mos më i rëndësishmi në vend (këtë po e lë ta kuptoni vetë...). Do festojmë së bashku, përvjetorin e dështimit të puçit, ndodhur fiks një vit më parë.

Ju kam qëndruar pranë kur kishin nevojë të kapnin puçistët në Tiranë, e jam i bindur se ata nuk do më shesin, duke më ekstraduar në Tiranë...

Të fala nga larg, Tiku!

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: