Aksidenti, e përplas makina, rëndë në spital 40 - vjetari që udhëtonte me biçikletë

Aksidenti, e përplas makina, rëndë në spital 40 - vjetari që udhëtonte me biçikletë
Një aksident ka ndodhur në Fushë Mamurras. Një person me biçikletë është përplasur nga një makinë.

I plagosuri Agron Zira, 40 vjeç, nga Thumana, është transportuar drejt spitalit Ushtarak pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Automjeti është larguar nga vendngjarja pas përplasjes duke mos i dhënë as ndihmën e parë të plagosurit, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: