Afër detit, afër mbretit!

Afër detit, afër mbretit!
Vapa e madhe ka filluar të ndihet dhe sezoni televiziv u mbyll, për t’i lënë vendin një sezoni me më pak impenjime.

Ndaj, si të gjithë ata që munden, sapo kanë kohë e pushime, edhe bukuroshet e njohura shqiptare kanë vrapuar drejt vendeve bregdetare, dikush jashtë kufijve e dikush në bregdetin e bukur shqiptar.

Përmes fotove të tyre mahnitëse, me veshje në stil e me forma në dukje, gjen një panoramë thuajse të plotë informative se ku po argëtohen personazhet e njohur.

Por ne kemi zgjedhur disa prej tyre, ndoshta edhe sepse fotot e tyre na u dukën më të goditura dhe panorama më ndjellëse.

Mbi një makinë epoke, ngjyrë mjalti, veshur sportive, Alketa Vejsiu i ka merituar disa ditë në Dhërmi, teksa duket si një fëmijë i lumtur nga ajri dhe natyra e bukur.

Aktorja Laura Nezha në këtë foto është mi shpinën e një gamileje, në bregdetin e bukur turk, ndërsa prezantuesja Arjola Shehu në buzë të një pishine në një nga resortet më moderne shqiptare, edhe pse duket sikur është në Malibu’.

Jugun e Shqipërisë ka zgjedhur edhe Kejvina Kthjella por me një veshje më shumë se provokuese, por nuk mund të ishte ndryshe.

Këngëtarja Adelina Berisha, biondja simpatike, ka kaluar disa ditë në bregun e Adriatikut, ku ka pasur edhe aktivitet muzikor, ndërsa Françeska Jaçe ka “begenisur” atdheun në këto ditë qershori, sepse është parë herë në Gjirin e Lalëzit e herë, darkave, në lounge e klube nate.

Viola Spiro na përshëndet nga lartësitë ku deti duket mahnitshëm ndërsa bukuroshja Nevina Shtylla na dha një kënaqësitë e pakta që ta shikojmë me kostum banjoje, sepse ajo këtë fat na e jep rrallë.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: