Abuzimi me detyrën dhe performanca e dobët, shkarkohen 25 përmbarues shtetërorë

Publicitet
Publicitet
Abuzimi me detyrën dhe performanca e dobët, shkarkohen 25 përmbarues shtetërorë
Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar 25 përmbarues të Shërbimit Përmbarimor Shtetëror.

Lirimi i tyre nga detyra është bërë për mungesë profesionalizimi dhe performance.

Shkarkimi është bërë katër ditë më parë por vetëm sot mediat e kanë raportuar këtë lajm.

Përmbaruesit kishin një vit e gjysmë që ishin emëruar pasi fituan në konkursin që u bë për rekrutimin e tyre.

Në një dalje publike kreu i përmbarimit shtetëror, Piro Lutaj deklaroi se abuzimi me detyrën dhe mungesa e formimit profesional dhe kualifikimeve të duhura kanë qenë motivacionet e largimit.

Përmbaruesit e shkarkuar janë njohur me këtë vendim të kreut të tyre ndërsa të shkarkuarit janë në të gjithë Shqipërinë.

/l.k./

Foto Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: